AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 18:42

SHBA, katër viktima gjatë një shkëmbimi zjarri në Sinsinati

SHBA, katër viktima gjatë një shkëmbimi zjarri në

Katër njerëz mbetën të vdekur gjatë një shkembimi zjarri në një Banke në Sinsinati, Ohajo, mes tyre edhe autori i sulmit, njoftoi shefi i policisë së qytetit gjatë një konference për shtyp.

“Sulmuesi ka vdekur”, njoftoi Eliot Isaac, shef i policisë së Sinsinatit.

“Ai kishte hyrë në godinë nga zona e shpërndarjes para se të dilte në sallën e pritjes ku shumë policë e sulmuan”, theksoi ai.

“Pesë persona u plagosën, nga të cilët tre vdiqën”, tha shef i policisë së Sinsinatit.

Bashkiaku i Sinsinatit John Cranley tha gjithshtu që atentatori ‘qëllonte pa pushim mbi viktimat e pafajshme’ dhe që skenë e shkëmbimit të zjarrit ishte ‘e tmerrshme’.