AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 17:04

Gjendet një person i pajetë në Korçë, detajet e para

Gjendet një person i pajetë në Korçë, detajet e para

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në qendër të Korçës, ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa.

“Më datë 06.09.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, rruga “Ligor Rëmbeci”, pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas rreth 30 vjeç”, thuhet nga burimet e policisë.

U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kryer identifikimin e kufomës.