TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas gazetës së referencës në Paris presidenti francez Emmanuel Macron mund të mos jetë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, megjithëse deplomacia e vendit të tij nuk është shprehur ende për këtë çështje. “Nëse Parisi po hesht për këtë temë , Pallati Elysée i mbështet në mënyrë diskrete negociatat” shkruan Le monde që mban datën 7 shtator. Ajo i referohet një burimi të saj brenda rrethit të presidencës franceze që i ka thënë gazetës: “nëse kjo zgjidhje pranohet nga të dy vendet pse mos merret për bazë? megjithëse mund të kuptohen frikërat e partnerëve tanë duke nisur që nga Angela Merkel, që i friksohet hapjes së precedenti. Pikërisht për këtë duhet pasur kujdes” thotë burimi.
Ish-administratori i Kosovës dhe ish-ministri i jashtëm francez, Bernard Kuchner ka dalë hapur në mbrojtje të nismës së Vuçiçit dhe Thaçit duke thënë se nuk ka një zgjidhje më të mirë. Ai ka hedhur poshtë krahasimin me Bosnjen duke thënë se aty palët e kanë të pamundur të bien dakord për një zgjidhje të ngjashme.