AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 18:35

Vrasje në Memaliaj, ekzekutohet 42-vjeçari. Policia fsheh ngjarjen prej 12 orësh

Vrasje në Memaliaj, ekzekutohet 42-vjeçari. Policia fsheh ngjarjen

Një person është gjetur i vrarë në Memaliaj mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rabije, Bashkia Memaliaj. Ai është identifikuar si Alket Muhaj 42 vjeç. Viktima është gjetur në tokën e tij, ndërsa mësohet se kishte plagë në gjoks dhe kokë. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Deri tani Policia e Gjirokastrës s’ka dhënë një informacion zyrtar. Ngjarja e rëndë u mbajt e fshehtë për gati 12 orë.