AKTUALITET, 16 Prill 2018, 12:04

“Do t’ua nxijmë jetën”, Xhafaj me deklaratë të fortë nga Elbasani. Flet për grupet kriminale

“Do t’ua nxijmë jetën”, Xhafaj me deklaratë

Me tone të forta, nga Elbasani, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka garantuar qytetarët se policia është e angazhuar tërësisht në plotësimin e sfidave të saj të mëdha për jetën dhe sigurinë në vend dhe luftën për goditjen e grupeve kriminale.

‘Policia është para disa sfidave të rëndësishme për rendin dhe sigurinë, për luftën kundër krimit të  organizuar dhe parandalimin e fenomeneve të terrorizmit. Ky prioritet i qeverisë, edhe në një plan masash për luftën kundër krimit, dhe operacioni “Forca e ligjit” është fokusuar te goditja e grupeve kriminale, që cenojnë jetën e përditshme, ekonominë dhe imazhin e vendit. Ju them sot që ky është operacion i suksesshëm, në pak muaj kemi skeduar të gjitha grupet kriminale që janë në vend, apo ushtrojnë veprimtari edhe jashtë vendit, jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë por në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim një pjesë të rëndësishme, kemi goditur 7 të tilla me 100 persona të arrestuar drejtues apo anëtarë të tyre. Ata personalisht, por edhe asetet kriminale të krjuara prej tyre nga kjo veprimtari. Në Elbasan, kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë, po punojmë për to, për të dokumentuar që shumë shpejt ti vëmë para përgjegjësise penale, shteti është shumë më i fortë se cdo lloj krimineli. Policia do tua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë”- tha Xhafaj.