AKTUALITET, 16 Prill 2018, 11:49

Minatori i drejtpërdrejtë me Ramën: Duhet të kthesh pak timonin majtas, se po ecën vetëm djathtas

Minatori i drejtpërdrejtë me Ramën: Duhet të kthesh pak

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një interpelancë me Sindikatën e Minatorëve.

Kjo kërkesë është bërë nga themeluesit e Sindikatës së Minatorëve “Janar 1991”, sot të dalë në pension, të cilët kanë kërkuar shpjegime për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit.

Një prej minatorëve gjatë kërkesave të tij i ka dhënë dhe një këshillë Ramës, pasi sipas tij timoni i qeverisë po ecën shumë djathtas.

Minatori: Të lutem kthe timonin djathtas se po ecën shumë majtat. Janë rritur shumë taksat, mezi po marrim ilaçet. Taksat janë të domosdoshme, por janë shumë të larta për shtresën në nevojë.

Rama: Po e nis nga kjo e fundit, se ka një keqkuptim të madh për këtë çështje. Sot në Shqipëri ka një dallim të madh në aksesin ne medikamente të popullatës. Ne kemi hequr taksën për ilaçet. Unë të sfidoj të më thuash një takstë që kemi rritur për njerëzit në nevojë.