TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Tiranë-Elbasan. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur e vdekur 55-vjeçare me inicialet Xh.G.
“Shtetësja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë
Me datë 16.04.2018, rreth orës 08:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën Tiranë -Elbasan ka ndodhur një aksident.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetësja Xh.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëhër janë derguar në spital.
Shtetësja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.