TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lacio dhe Roma kanë barazuar pa gola, në ndeshjen derbi të kampionatit italian të vlefshme për javën e 32-të.
Të dyja ekipet e kanë kërkuar fitoren në këtë takim delikat, ndërsa lacialët kanë ngelur me 10 futbollistë në minutën e 80-të, pas daljes me të kuq të Radu. Roma e ka kërkuar më tepër golin në minutat e fundit, teksa traversa dhe Strakosha e kanë mbajtur portën e Lacios të paprekur.
Në minutën e fundit, Saviç ka provuar një goditje të menjëhershme nga zona e Lacios, por fatmirësisht për Alison, gjuajtja e mesfushorit serb nuk ka përfunduar në rrjetë. Pas këtij barazimi, Roma dhe Lacio kanë 1 pikë më shumë se Interi, duke qenë pjesë e “Champions League” me pozitën aktuale në kampionat