TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Profesori i Universitetit Bujqesor, Ilir Kaduku, pak kohe pasi emri i tij u lakua ne disa mesazhe skandaloze, teksa ai i kerkonte favore seksuale studentes ne kembim te notes, ka ironizuar se fundi me nje postim ne faqen e tij ne facebook.
Ai ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij ne nje darke se bashku jashte shtepise, duke mos e kursyer ironine ne postimin qe shoqeron foton.
Postim i Kadukut
“Vazhdojne skandalet seksuale të maniakut të famshëm, Prof. Ilir Kaduku. Këtë rradhe kapet mat me bashkëshorten në një ambjent ilegal. Pritet arrrestimi i bujshëm dhe protesta të përgjakshme në mbrojtje të nderit të kombit!”
Denoncimi
Rasti u bë publik nga faqja “Vipat e Bllokut”. Në disa foto të bëra publike prej kësaj faqeje, pedagogu i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Ilir Kaduku, kërkon favore seksuale nga një studentja e tij, siç pretendon kjo faqe dhe personi që i ka bërë publike këto biseda.
Por pas publikimit të këtyre bisedave, ka reaguar për herë të parë pedagogu në fjalë duke thënë se kjo është një shpifje për të denigruar figurën e tij, ndërsa shkruan se ka marrë masa ligjore për të zgjidhur këtë “paçavure”.
