LIFESTYLE, 1 Prill 2019, 08:57

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Sipas Meteoalb, masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë në territorin shqiptar dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësira të lehta do të dominojnë në territorin tonë.

Por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat jugore si dhe në zonat juglindore, por pa rrezikuar reshje. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi një zhvillim të vranësirave në zonat jugore si dhe në zonat juglindore duke sjellë shira të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijnë në rritje në orët e para të ditës deri në mesditë, duke bërë që temperaturat të variojnë nga 5-25 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare me një shpejtësi 28 km/h në drejtimin veriperëndimor, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    6/24 Diell

Kukës    7/23 Diell

Lezhë    10/27 Diell

Dibër    4/20 Diell

Durrës    8/27 Diell

Tiranë    8/27 Diell

Elbasan    8/28 Diell

Berat    4/28 Diell

Vlorë    8/23 Diell

Korcë    4/20 Diell

Gjirokastër    4/27 Diell

Sarandë    9/26 Diell.