TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një burrë ka dhunuar në mënyrë barbare të dashurën e tij shtatzënë në momentin që dyshja kanë nisur të debatojnë se kush do ta mbante fëmijën në rast se ata ndaheshin.
“Unë do ta nxjerr atë fëmijë nga aty,”- mësohet t’i ketë thënë Mark Cottrell, 32 vjeç, partneres së tij Hayley Dearden, gjatë kohës që e godiste me grushte.
Ai gjithashtu mësohet se e ka tërhequr zvarrë nga flokët partneren e tij dhe kërcënoi se do të godiste me thikë atë dhe vajzën e saj të parë, 3 vjeç dhe se do të vriste qenin e tyre.
Më pas Cottrell mori një thikë dhe kërcënoi se do të vriste veten. Hayley e denoncoi të dashurin e saj në polici dhe ai përfundoi në burg për 26 muaj pasi pranoi sulmin e kryer në momente paniku.