TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë në Afganistan, njoftoi Aleanca Veri-Atlantike (NATO). Ata janë vrarë “gjatë një aksioni” tha misioni i NATO-s. Emrat e tyre nuk u bën të ditur, derisa të bëhet identifikimi nga anëtarët e familjes, në pajtim me rregullat e Pentagonit.
Deklarata nuk jep detaje se si u vranë ushtarët amerikanë. Incidenti ndodhë në kohën kur SHBA-ja po negocion me talibanët arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës afro 18-vjeçare afgane.
Shtetet e Bashkuara përfunduan zyrtarisht misionin e saj luftarak në Afganistan në vitin 2014, por rreth 14,000 trupa amerikane mbeten në vend, kryesisht duke trajnuar dhe këshilluar forcat qeveritare që luftojnë me talibanët, mbështetësit e grupit ekstremist Shteti Islamik dhe militantë të tjerë.
Më shumë se 2.400 anëtarë të shërbimit amerikan kanë vdekur në Afganistan, që nga pushtimi i drejtuar nga SHBA-ja më 2001, për të mundur talibanët. /Rel/