AKTUALITET, 21 Gusht 2019, 20:25

Forcat Detare shpëtojnë 36 migrantë afganë në Detin Egje

Forcat Detare shpëtojnë 36 migrantë afganë në Detin

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se 36 shtetas afganë u shpëtuan nga anija “Oriku” e Forcës sonë Detare gjatë patrullimit në detin Egje.

Xhaçka thotë se tetë gra dhe nëntë burra u shpëtuan nga anija shqiptare “Oriku”, dhe në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Kufijve (Frontex) u janë dorëzuar autoriteteve lokale.

Postimi i Olta Xhaçkës:

36 shtetas afganë u shpëtuan nga anija “Oriku” e Forcës sonë Detare gjatë patrullimit në detin Egje.

Ekuipazhi shqiptar pikasi gomonen ku gjendeshin 19 fëmijë, 8 gra e 9 burra dhe në bashkëpunim me Frontex ia dorëzuan autoriteteve lokale.

Krenare për detarët tanë!⚓