AKTUALITET, 21 Gusht 2019, 22:03

Bie nga lartësia një person te Veliera në Durrës, dëmtohet në të gjithë trupin

Bie nga lartësia një person te Veliera në Durrës,

Një person ka rënë nga lartësia në zonën e Velierës në Durrës. Mësohet se personi është në gjendje të rëndë për jetën.

Ai ka pësuar dëmtime të mëdha të trupit dhe është nisur drejt Spitalit të Durrësit. Bëhet me dije se i plagosuri është një person me shtetësi të huaj, dhe me shumë mundësi ishte turist në këtë zonë.

Aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.