TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas thirrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi ka rihapur garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila është prej muajsh jashtë funksionit, pasi anëtarët e saj ngecën në Vetting.
Kuvendi njofton sot rihapjen e garës për zgjedhjen e anëtarit të ri që do zëvendësojë gjyqtarin e shkarkuar nga Vettingu, Fatos Lulo, në mënyrë që kjo gjykatë të jetë sa më parë funksionale.
Pak ditë më parë, KED intervistoi kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa i kërkoi Kuvendit dhe Presidencës që të shpallin menjëherë vendet e reja vakante për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Në njoftimin e fundit, Kuvendi jep edhe të gjitha sqarimet që duhet të dijë çdo aplikant, si dhe kriteret që duhen për t’u bërë pjesë e Kushtetueses.