TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”.
Ishte kjo deklarata e fortë e Presidentit Ilir Meta në Pogradec i pyetur nga gazetarët për mënyrën e daljes nga kriza politike ku është futur vendi. Kreu i shtetit shqiptar mori si shembull Salvador Alende, një president në Kilin e largët dhe një histori të gati 50 viteve më parë.
Salvador Guillermo Allende Gossens ishte një politikan social-demokrat me profesion fizikanët. Ai mbajti detyrën e Presidentit të Kilit nga viti 1970 deri në 1973 duke drejtuar një koalicion të quajtur Uniteti Popullor. Ai ishte i pari marksist që u zgjodh president në një vend me demokraci liberale, citon lapsi.al.
Angazhimi i Allende në politikë përfshin në një periudhë 40-vjeçare ku mbajti detyra si senator, deputet dhe ministër. Anëtar i Partisë Socialiste të Kilit ai garoi pa sukses disa herë për President në vitet 1952, 1958, dhe 1964. Por në zgjedhjet e vitit 1970 ai e fitoi presidencën në një garë të fortë me 3 raunde duke u zgjedhur nga kongresi pasi asnjë kandidat nuk mori mazhorancën.
CIA publikoi dokumentet e Luftës së Ftohtë për përmbysjen e Allendes.
Në 11 shtator 1973, ushtria organizoi një grusht shteti e mbështetur edhe nga CIA për të larguar Allende. Kur forcat ushtarake rrethuan pallatin presidencial “La Moneda Palace” ai mbajti një fjalim të fundit duke refuzuar të japë dorëheqjen.
Po atë ditë ai kreu vetëvrasje me armë zjarri, sipas një hetimi të gjykatës kiliane me asistencën e ekspertëve të huaj në vitin 2011.
Pas vdekjes së Allende, Gjenerali Augusto Pinoçet refuzoi t’ia kthente pushtetin një qeverie civile dhe Kili u qeveris nga një juntë ushtarake deri në vitin 1990.
Junta ushtarake në pushtet shpërndau Kongresin, pezulloi Kushtetutën dhe nisi persekutimin e disidentëve duke bërë që mijëra civilë të rrëmbeheshin, torturoheshin dhe vriteshin./Lapsi.al