AKTUALITET, 17 Shkurt 2019, 17:06

Djegia e mandateve nga PD/ Spiropali: Sa mirë, nuk do marrin më rrogat për të ndotur parlamentin

Djegia e mandateve nga PD/ Spiropali: Sa mirë, nuk do marrin më rrogat

Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se ka vendosur të propozojë djegien e mandateve parlamentare, nuk ka vonuar reagimi i ministres Elisa Spiropali. Ajo thotë se ky vendim e ka një anë të mirë, pasi do kursehen edhe paratë e rrogave të deputetëve.

Me sa duket zonja Spiropali nuk e ka aspak shqetësimin, që vendi të mbetet pa opozitë dhe të zhytet më tej në totalitarizëm.

Reagimi i Spiropalit: 

Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!

/TPZ.AL/