AKTUALITET, 17 Shkurt 2019, 16:44

Djegia e mandateve, Manjani: Çdo opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Bashës

Djegia e mandateve, Manjani: Çdo opozitar duhet të bashkohet me

Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për djegje të mandateve si zgjidhja e fundit e mbetur përballë kryeministrit Rama, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, juristi I njohur shprehet se, çdo opozitar duhet ti bashkohet nismës së kreut të selisë blu.

“Cilido që është opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet e këtij parlamenti monist”, shkruan Manjani.

Më herët, perms një dalje për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se: “Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputetëve tanë”.