TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohen detaje të reja nga atentati në Vlorë ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Në makinën e djegur janë gjetur tre armë të tipit kallashnikovë.
Armët e gjetura në mjet dyshohet se u përdorën nga autorët. Mësohet se të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.