TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar pas raportit të DASH, ndërsa theksoi se nuk është çudi që vendi ynë u përjashtua nga vendet e sigurta për të investuar. Sipas Mediut raportet e DASH këto vite të fundit e përcaktojnë Shqipërinë me një nivel të lartë korrupsioni dhe të trafiqeve të drogës.
Teksa tha se Shqipëria mbetet një vend me risk te larte sigurie për investitorët, Mediu renditi disa argumente. Mes ironisë Mediu shkruan se Rama është “kryeprokuror, kryegjyqtar dhe kryepolic”.
“Nuk eshte aspak cudi qe DASH (Departmenti Amerikan i Shtetit) perjashton Shqiperine nga lista e vendeve te sigurta per investime amerikane.
1-Reportet e DASH keto vite te fundit e percaktojne Shqiperine me nje nivel te larte korrupsioni dhe te trafiqeve te droges.
Pra nje vend me risk te larte sigurie
2-Gjithashtu ne çdo investimi te huaj garancite per Sigurine Juridike te investimeve jane parakusht per cdo investitor.
Ne jemi vendi jo vetem me taksat me te larta por dhe me paqendrushmerine fiskale me te madhe ne rajon
3-Ligjet qe miratohen shtojne kontrrolllin korruptiv te qeverise ne treg dhe favorizojne kompanite dhe klanet prane qeverise.
4-Largimi i Bankers Petrolium ose shitja tek kompani Kineze ishte sinjali me I keq per kompanite Amerikano-Kanadeze
Po ashtu dhe largimi i kompanise Gjermane nga Shqiperia dhe shitja e koncensionit te aeroportit tek Kinezet ishte tregues i pamundesie per te zhvilluar biznes normal ne Shqiperi.
5- Me e rendesishme eshte se asnje investitor Amerikan apo Europian nuk do te investonte ne nje vend pa gjykata, pa Gjykate Kushtetuese, pa Gjykata te Larte dhe se shpejti pa Gjykata tërësisht. Ne një vend ku Kryeprokuror, kryegjyqtar, kryepolic është Rama”, thuhet në reagimin e Mediut.