TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti thotë se ndjehet shumë mirë.
Në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën, teksa po dilte nga banesa e tij, Kurti tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.
“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme.
Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”.
Kurti nuk ka treguar nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot, ndërsa ka vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë për mbledhjen që mund të jetë e fundit e drejtuar nga ai.