AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 09:20

Mbi tre milion persona mposhtin koronavirusin, bota vijon ende ‘luftën’

Mbi tre milion persona mposhtin koronavirusin, bota vijon ende


Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, janë shëruar nga koronavirusi më shumë se tre milion persona.

Sipas të dhënave të pasqyruara në “worldometers”, rezulton se deri më tani, 3,067,697 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ndërsa, deri më tani që nga fillimi i pandemisë rezultojnë si të infektuar me koronavirus mbi 6.4 milion persona.

Nga këta, për fat të keq, 382,485 persona kanë humbur jetën.

Deri më tani, shtetet më të prekura nga Covid-19 janë SHBA me mbi 1.8 milion të prekur dhe 108,059 viktima. Ndërsa, në vendin e dytë radhitet Brazili me 558,237 të infektuar dhe 31,309 viktima.

Në vendin e tretë radhitet Rusia me 423,741 të infektuar dhe 5,037 viktima.

Siç mund të shihet, epiqendra e pandemisë është zhvendosur nga Evropa në Amerikën Latine dhe Rusi.