TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një qytetare që mori pjesë në protestën e sotme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama bëri thirrje për vijimin e protestës.
Ajo u shpreh se protestuesit nuk duhet të ndalen dhe se nuk tremben nga ndryshimi i vendndodhjeve të mbledhjeve të qeverisë.
“Ne duhet të jemi më të fortë, të mos ndalemi asnjë çast. Edi Rama, mbaje mend, në shkofsh të bësh mbledhje në Surrel, do të jemi në Surrel. Nuk na tremb dot kurrë. Shqiptarët nuk tremben. Jeni dakord me mua, edhe në Surrel të shkojmë?!”, tha qytetarja.
Në vijim, ajo iu drejtua edhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i kërkuar që t’u hapë rrugë të rinjve për të marrë një rol më të madh në drejtimin e vendit.
“Zoti Berisha, hape krahun, liroje rininë të marrë frenat e shtetit në dorë. Hape krahun një orë e më parë”, u shpreh ajo.