AKTUALITET, 29 August 2026, 13:14

“AKSHI, kopshti privat i Ramës”, Berisha: Janë dhënë dhjetëra tendera sekretë

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se AKSHI ishte kthyer në kopshtin privat të Ramës, ndërsa sipas tij shtylla bazë ishte Armand Franga, ndërsa siç e quan ai “supervizorja” Linda Rama.

Berisha:

Ervin Alla: Si ka mundësi doktor që, Ramës i del emri në çdo dosje kriminale dhe nuk thirret asnjëherë në SPAK? Ky Klodian Braho për çfarë është vënë atje, për të trembur sorrat tip Erion Veliaj? Po s'e bën dot atë punë, le të hapë krahun.

Sali Berisha: I nderuar zotëri. SPAK-u u përzgjodh mbi kritere strikt politike partiake. Dhe nuk duhet të kemi asnjë iluzion, se ai mund të cenojë qoftë dhe një fije floku, jo Ramës, po asnjërit të lidhur me Ramën. Jo Ramën, po asnjë të lidhur me Ramën!
Duhet të dish një gjë, AKSHI-n nuk e ka kontrolluar vetë Rama. AKSHI-n e ka kontrolluar Linda e Surrelit. Dihet kjo. Botërisht! Më fal, cilido që e vë në dyshim, i lutem të kontrollojë në Google deklaratën time të 15 qershorit 2024. Në të cilën unë, nga shtëpia në arrest ku isha nga dritarja, lexova dokumentin... në të cilin Gerond Meçe, të cilit i kishin futur regjistruesin në tavolinë në zyrën e tij, tek bisedonte me një person tjetër, A.K. me iniciale, këto i kisha nga dosja unë, i cili i kërkonte dhe i thoshte 'Gerond, më ndihmo të fitoj ndonjë tender në AKSHI'. Dhe ky, fjalë për fjalë i thotë se 'ABS-ja... Advanced Business Solution, është në fakt e Armand Frangut. Dhe Armandi, dhe Linda,' thotë ky, 'i diktojnë të gjithë fituesit e tenderave në AKSHI.' Çfarë ndodhi? 
Ky regjistrim, siç po ua them unë, ishte në dosje dhe dosjen e kishte prokurori Vladimir Mara, prokurori në SKAP, Mara. 
Linda e Surrelit bën çdo përpjekje që prokurori ta grisë këtë dokument. Ai në fakt do ta griste, po e kuptoi që dokumenti ndodhej edhe në dosje të tjera, edhe nuk e grisi. 
Po të them një gjë tjetër, në dhjetor, kur u denoncua Ermal Beqiri nga SPAK-u, mediat shkruan një gjë shumë interesante: Një person tjetër është pronari i vërtetë i AKSHI-t. 
Po kush mund të ishte pronar i AKSHI-t tjetër përveç Armand Frangut? Askush tjetër. 
A keni dëgjuar mediat të flasin më për këtë? Kjo është e paimagjinueshme. U arrestua këto ditë Gysi Agasi. Po çfarë kujtoni ju të dashur gazetarë, se Gysi Agasi i kishte për llogari të vete të gjithë ato kontrolle? 
Ai ishte kopshti privat i Edi Ramës dhe në kopshtin privat të Edi Ramës, shtyllë, bazë ishte Armando Frangu dhe natyrisht supervizore e rreptë ishte Linda e Surrelit. Këto emra janë jashtë fjalorit të mediave. 
Po pse? Sepse kanë frikë. Dhe unë shpreh keqardhje. Gysi Agasi i ka bërë të gjitha, ka përfituar vetë e çdo gjë, po fakti, AKSHI, kopësht privat i Edi Ramës, është drejtuar totalisht nga Linda, dhe e thotë Gerond Meçe. Dhe kunati që ka fituar me dhjetëra tendera sekretë. Armand Frangu ka fituar në AKSHI, në firmën e Lindës së gjorë, se kështu do na e bëjnë tani, e keni parë kur del Rama e bën edhe Gysin të gjorë... Me firmat e Lindës gjorë, tendera sekretë, të ndaluar me ligj, ai ka fituar me dhjetëra, dhjetëra tendera vetëm sekretë. 
Po nja 40 publikë e të tjerë me radhë. Pra, njeriu, kopshtari i kopshtit privat të Edi Ramës ishte shoqja. Argati aty ishte Frangu, kunati, që paraqiste tendera, kjo është e vërteta.