AKTUALITET, 29 August 2026, 18:06

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, rrezikohen banesat, banorët në terren për të ndalur flakët

Situatë kritike në fshatin Vajkal të Bulqizës, ku një zjarr i përmasave të mëdha po përhapet me shpejtësi dhe po rrezikon banesat e zonës.

Përballë rrezikut, banorët e Vajkalit, të rritur dhe fëmijë, kanë dalë në terren për të ndihmuar në izolimin e flakëve dhe për të mbrojtur banesat e tyre.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të vështirë. Flakët po avancojnë dhe situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për banorët.

Banorët e Vajkalit bëjnë apel për ndërhyrje urgjente nga autoritetet, pasi zjarri po del jashtë kontrollit dhe rreziku për banesat dhe zonat përreth është i madh.