TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Temperaturat e larta, përveç të tjerave, kanë shtuar ndjeshëm edhe numrin e vizitave në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit, duke krijuar një situatë të ngjashme me atë të pikut të virozave gjatë periudhës së dimrit. Mjeku i urgjencës tregon simptomat për të cilat qytetarët kërkojnë ndihmë mjekësore dhe, natyrisht, moshën e pacientëve që paraqiten më së shumti në këto ditë të nxehta.
“Është periudha më e nxehtë e vitit dhe është shoqëruar me një fluks të madh në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit. Kemi pasur shumë persona që kanë ardhur me shenja të helmimit, shenjat e gastroenteriteve që janë sëmundjet virale dhe infektive të sistemit gastrointestinal. Numri i pacientëve që është paraqitur pranë urgjencës së spitalit rajonal Fier ka qenë në turnet 12-orarëshe kanë qenë 100 120 në këtë periudhën e korrik gushtit ë kemi pasur një fluks të shumtë sidomos moshat e treta dhe moshat me sëmundje kronike ë diabet tension dhe shenjat kanë qenë kryesisht gjendjet febrile barkë të vjella, temperatura dhe zgjatja e shenjave klinike që mund të ketë qenë një periudhë tre, katër, pesë, gjashtë ditore”, thotë Ardit Hymeri.
Edhe pse më të rrezikuar në këtë periudhë janë moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, mjeku apelon që të gjithë duhet të bëjnë kujdes në këto temperatura të larta, pasi numri i personave që po kërkojnë ndihmë mjekësore është shumë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.