AKTUALITET, 29 August 2026, 20:23

Tragjedi në Vaun e Dejës/ Rryma elektrike i merr jetën rojës së lokalit, elektriçisti në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.

Sipas informacionit paraprak, viktima është një 40-vjeçar, i cili punonte si roje i lokalit, ndërsa personi tjetër i përfshirë në incident është një 46-vjeçar me profesion elektriçist.

40-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa elektriçisti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në kontaktin me energjinë elektrike.