AKTUALITET, 18 July 2026, 21:06

Dita e 49-të e protestës/ Deputetja Marjana Koçeku shfaqet në tubimin e vendosur para Kryeministrisë

Deputetja e larguar nga PS, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, i është bashkuar sërish protestuesve në shesh duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Deputetja e paralajmëroi edhe më herët përmes një videoje në rrjete sociale se do të dilte në shesh në këtë ditë të 49-të të revoltës kundër qeverisë.

Kujtojmë që pas protestave masive deputetja hoqi dorë nga grupi parlamentar i PS-së dhe deklaroi se do të përfaqësonte qytetarët si deputete e pavarur.