TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy turistë gjermanë kanë lëshuar një sinjal SOS në zonën e malit të Çikës, pranë majës së Qorres, duke vënë në lëvizje strukturat e emergjencës për një operacion kërkim-shpëtimi.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), si dhe një infermier, të cilët po ngjiten drejt vendndodhjes së turistëve.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka shfaqur probleme shëndetësore ose mund të jetë dëmtuar gjatë lëvizjes në terrenin e vështirë malor. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje për ecurinë e ndërhyrjes dhe gjendjen e dy turistëve.