AKTUALITET, 17 Gusht 2018, 19:29

Goditje e rëndë për Guardiolan, De Bruyne 3 muaj jashtë

Goditje e rëndë për Guardiolan, De Bruyne 3 muaj jashtë
Mançester Siti ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të mesfushorit të tij më të rëndësishëm. Sipas njoftimit të klubit Kevin De Bruyne duhet të qendrojë jashtë 3 muaj. Belgu ka pësuar një lesion në ligamentin kolateral të gjurit të majtë. Nuk do të operohet, por kohët e rikuperimit do të jenë të gjata. Për Guardiolën një problem i madh, sepse De Bruyne do ti mungojë teknikut katalanas në 18 ndeshje dhe nisja e mbrojtjes së titullit komplikohet menjëherë pas ndeshjes së parë që Citizens fituan në transfertë me Arsenal.