SPORT, 22 Shkurt 2019, 13:55

Dikur Icardi i mori gruan/ Maxi Lopez ka sot një mesazh për sulmuesin e Interit

Dikur Icardi i mori gruan/ Maxi Lopez ka sot një mesazh për sulmuesin

Treshja e famshme Maxi Lopez-Icardi-Wanda Nara vazhdon të ketë një vëmendje të madhe edhe ditët e sotme duke qenë se nuk mungojnë thumbimet në largësi nga palët.

Këtë radhë, ka qenë Lopez, ai i cili ka folur në lidhje me ish-bashkëshorten e tij duke pranuar se ajo kishte kërkuar dikur që të bëhej agjentja e futbollistit. Këtë gjë, e ka refuzuar Lopez duke i bërë të qartë se familja ka vendin e saj dhe puna ka vendin që i takon e në këto kushte nuk mund të ngatërronte punët.

“Dikur Wanda më kërkoi të ishte agjente, por unë refuzova. Mendoj se ka gra shumë të aftë për këtë punë, por ne duhet ta lëmë punën nga njëra anë dhe familjen nga ana tjetër. Mendoj se midis zgjedhjeve të shumta të gabuara që kam bërë, kjo ishte zgjedhja e vetme e drejtë”, u shpreh Lopez.

“Unë mendoj se ajo që po ndodh është se drejtuesit e Interit janë ngopur me atë mënyrën e të të bërit të gjërave, dhe Icardi nuk po luan në të njëjtin nivel si në të kaluarën. Një lojtar i cilësive të tij duhet të përfaqësohet nga një person që i përshtatet nivelit të tij dhe jo dikush si Nara” u shpreh Lopez.