TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liga e Kampionëve rikthehet sot me dy ndeshje të tjera sa i përket fazës ‘Play Off’ ku vëmendjen më të madhe do ta ketë takimi që luhet në Angli, pasi Liverpuli do të ketë përballë Bajernin e Mynihut. Takimi që luhet në ‘Anfield’, pritet që të dhurojë spektakël duke qenë se përballë vihen dy nga skuadrat më në formë në këtë moment.
Liverpuli që sezonin e kaluar bëri gjithçka mirë deri në finalen e Championsit, do të synojë që këtë sezon të përsërisë atë sukses por përballë është një skuadër që ka treguar në vitet e fundit se është një nga pretendentët për të fituar gjithashtu. Sakaq, interesant do të jetë edhe takimi që luhet në Spanjë.
Barcelona ka një transfertë delikate ndaj Olimpik Lionit. Megjithëse katalanasit shihen si favoritët kryesore, transferta e sotme pritet të jetë e vështirë për ta. Pas shkëputjes së madhe në kampionat, Barcelona ka më shumë mundësi që të përqendrohet shumë te Liga e Kampionëve, ku natyrisht synim për ta mbetet që të zbresë nga froni europian Realin e Madridit.
Luhen sot:
21:00 Liverpul-Bajern Mynih
21:00 Lion-Barcelona
