TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dje janë njohur 16 skuadrat të cilat do të vazhdojnë aventurën e tyre në Ligën e Europës ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë dhe eliminime të cilat deri diku edhe nuk priteshin. Megjithatë, gjithçka ka përfunduar për këtë fazë dhe skuadrat do të njohin kundërshtarin e tyre për në turin e radhës.
Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Europës për fazën e 1/8-ave ku ndryshe nga faza e kaluar, këtë radhë nuk ka pasur ndarje të veçanta dhe përjashtime për sa i përket shortit. Shorti mund të konsiderohet me fat për skuadrat e mëdha, të cilat duket se kanë mbetur të kënaqura pasi përballë tyre janë skuadrat më të lehta të mundshme. Në këtë mënyrë, Interi, Arsenali, Napoli, Çelsi, Sevilja apo Valencia kanë evituar përballjet ndërmjet tyre dhe në çerekfinale pritet të ketë spektakël.
Ndeshjet e para do të luhen në datën 7 mars, ndërkohë që vetëm një javë më vonë do të luhen ndeshjet e kthimit ku edhe do të njihen skuadrat çerekfinaliste.
Shorti:
Çelsi-Dinamo Kiev
Eintraht Frankfurt-Inter
Dinamo Zagreb-Benfika
Napoli-Salcburg
Valencia-Krasnodar
Sevilja-Slavia Praga
Arsenal-Rene
Zenit-Vijareal
