TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një fillimi pozitiv, aventura e Mauricio Sarrit në krye të Çelsit po shkon drejt kolapsit. Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në kampionat, dje në mbrëmje blutë janë eleminuar nga Kupa e Anglisë teksa u “thyen” ndaj Mançester Junajtid me rezultatin 2-0.
Por, më shumë se eliminimi, ajo që ka bërë më shumë përshtypje ishin tifozët në “Stamford Bridge”, të cilëve, mesa duket iu është sosur durimi me futbollin e aplikuar nga tekniku italian. Gjatë takimit, shpeshherë janë dëgjuar kontestimet kundër teknikut i cili duket së është më shumë se kurrë në diskutim për të vazhduar aventurën londineze.
Në të gjithë vorbullën e krijuar së fundmi ka ndikuar edhe marrëdhënia e vështirë mes Sarrit dhe Eden Hazard, ndërsa tifozët duket se janë në anën e lojtarit i cili është futbollisti kryesor i skuadrës.
Ndërkohë, si për të shtuar edhe më shumë presionin mbi teknikun 60-vjeçar, së fundmi në ambientet e klubit kanë filluar të kumbojnë gjithnjë e më shumë zërat për nënshkrimin me Zidane, i cili është i lirë pas zgjidhjes së kontratës me Real Madrid sezonin e kaluar.