TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hoze Murinjo u shkarkua këtë sezon nga drejtuesit e Mançester Junajtid për arsyen e rezultateve negative. Megjithatë, tekniku portugez mbetet një nga më të vlerësuarit në rolin e tij, kjo edhe për karakterin që ka dhe shpesh janë presidentët e klubeve ata që e “ngacmojnë” 56-vjeçarin.
Por këtë herë ka qenë vetë Murinjo, i cili për “Bein Sports” ka thënë se është shfaqur i hapur për një aventurë të re në kampionatin francez. “Do të më pëlqentë të punoja në ligën e parë franceze. Tashmë kam punuar në katër vende të ndryshme dhe do të më pëlqente të eksploroja një kulturë të re. Të trajnoja në një kampionat të ri do të ishte eksperiencë fantastike për mua. Për momentin po shijoj jetën me miqtë dhe familjen time, por, shpresoj që së shpejti të kem një mundësi të mirë për t’iu rikthyer punës”, – theksoi Murinjo.
Edhe pse trajneri nuk ka përmendur emrin e ndonjë ekipi, kuptohet fare thjeshtë se bëhet fjalë për skuadrën e PSG-së, pasi vetëm klubi parizien e ka prestigjin dhe potencialin për të përballuar një rrogë të majme si ajo e “The Special One”.