AKTUALITET, 15 Shtator 2019, 10:50

Digjet një hektarë ullishte në Elbasan, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Digjet një hektarë ullishte në Elbasan, dyshohet për


Një hektar ullishtë u dogj gjatë natës në Samurr të Elbasanit. Vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 22:00 dhe u izolua rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të diele.

Për shuarjen e flakëve u aktivizuan 13 punonjës të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe dhjetëra banorë të zonës. Zjarri pati përhapje me shpejtësi në një sipërfaqe mjaft të madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia po heton për të identifikuar autorët dhe kapjen e tyre.