AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 20:56

Një emër tjetër për pankinën e Junajtid, një spanjoll do të zëvendësojë Murinjon

Një emër tjetër për pankinën e Junajtid, një

Zhoze Murinjo është një “i larguar” nga mediat angleze dhe shumë nga to e quajnë si një “Dead man walking”. Murinjo është në sezonin e tij të tretë në krye të Junajtid, por duket se në janar mund të largohet nga “Djajtë e kuq”.

Pasi u fol shumë për Zinedin Zidan, sot ka dalë një emër i ri për pankinën e Mançester Junajtid. Ai është spanjolli Rafael Benitez, i cili aktualisht është trajner i Njukasëll në Premier Ligë.

Tifozët e Mançester Junajtid e duan me doemos Benitezin në pankinë, pasi ai ka eksperiencën e duhur në Premier Ligë dhe është një alternativë jo shumë e shtrenjtë, në krahasim me Zidan.

Benitez me shumë gjasa do të largohet nga Njukasëll, pasi klubi nuk e ka mbështetur as gjatë merkatos, dhe as gjatë këtij fillim sezoni, duke i ofruar shumë pak para dhe duke i kërkuar sukses, në një kampionat shumë të vështirë.