AKTUALITET, 23 Nëntor 2019, 21:45

“VAR”-i kthehet në makth për Guardiolën, Siti fiton dhe rikthen me këmbë në tokë Çelsin

“VAR”-i kthehet në makth për Guardiolën, Siti fiton

Java e 13-të e Premier Ligës angleze, ka sjellë një përballje mjaft emocionuese siç ishte ajo mes Mançester Sitit dhe Çelsit (2-1). Dy skuadrat që këtë sezon kanë objektiv vendet e para dhe titullin kampion në Angli, kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë duke dhuruar spektakël dhe gola.

Në minutën e 21-të, Kante ka kaluar Çelsin në avantazh ndërkohë që 8 minuta më vonë ka ardhur reagimi nga “qytetarët”. Në minutën e 29 të takimit, De Bryn ka barazuar rezultatin ndërkohë që në minutën e 37-të, ishte radha e Mahrez për të kaluar skuadrën e tij në avantazh, gol ky që do të vuloste edhe ndeshjen.

Në minutat e fundit, Çelsi ka kërkuar me ngulm golin e barazimit dhe i është afruar shumë ndërkohë që ishte Sterling ai që realizoi në sekondat e fundit. Më pas, kryesori Atinkson e ka anuluar golin për pozicion të parregullt duke marrë një ndihmë nga sistemi “VAR”.