AKTUALITET, 7 Mars 2018, 20:55

Kokaina e Maminasit, Artan Hoxha: Arbri Çekaj ka marrë përsipër ngarkesën

Kokaina e Maminasit,  Artan Hoxha: Arbri Çekaj ka marrë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, i është rikthyer komentimit të sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë në Maminas.

Hoxha ka thënë se Arbri Çekaj pronari i kompanisë “Arbri Garden” tashmë është një njeri i shpallur në kërkim, ndërsa ka shtuar se ai ka qenë në dijeni se diçka nuk shkonte mirë me ngarkesën dhe për këtë arsye është larguar jashtë vendit.

“Arbri Çekaj ka nuhatur dicka dhe për këtë arsye është larguar.

Tashmë Çekaj është një njeri i shpallur në kërkim dhe ai e dinte shumë mirë se nëse kthehej do të arrestohej.

Mund të them se Çekaj është përpjekur të marrë përsipër ngarkesën”,- u shpreh Artan Hoxha.