AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 17:09

Dhjetë çështje të ngritura mes Greqisë dhe Shqipërisë, Tsipras: Ecuria është e mirë

Dhjetë çështje të ngritura mes Greqisë dhe

"Negociatat me Shqipërinë do të përfundojnë shumë shpejt me sukses për 10 çështje të ngritura, përfshirë demarkacionin e kufijve dhe të zonave detare". Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në fjalimin e tij me titull ”Parimet e politikës së jashtme greke: Theksi mbi stabilitetin në Europën Juglindore”.

Edhe kryeministri Aleksis Tsipras ka folur së fundmi për këtë çështje, duke theksuar se ecuria e negociatave është e mirë. Gjithsesi, ai la të kuptohet se marrëveshje e detit i është vendosur Tiranës si kusht për hapjen e negociatave.

“Negociatat po vijojnë në nivel ministrish dhe ecuria e tyre është e mirë. Sigurisht që është bërë e qartë se Greqia do të mbështetesë kapitujt e hapjes së negociateve për anëtarësim vetëm nëse vendi ynë fqinj do të përmbushë angazhimet e marra”, ka deklaruar Tsipras.

Kryeministri grek tha se i referohej kufijve detare, teksteve shkollore, varrezave të ushtarëve greke në Shqipëri, duke theksuar si shumë të rëndësishme reformat në lidhje me të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Sa i përket çështjes çame, Tsipras tha: “Dikush po përpiqet ta fusë këtë çështje nga dritarja. Por kjo çështje nuk ekziston.”