AKTUALITET, 28 Gusht 2020, 16:05

PD kërkoi transparencë për kufirin detar, reagon Rama

PD kërkoi transparencë për kufirin detar, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, ne lidhje me negociatat për detin me Greqinë.

Në deklaratën e saj PD-ja kërkon transparencë nga qeveria në lidhje me kufirin detar, dhe thekson se një ndryshim i tillë prej 12 miljesh nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje me shtetet që kanë brigje përballë ose ngjitur, siç ndodh në rastin e Greqisë dhe Shqipërisë.

Ndërkohë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale ironizon liderin e opozitës, duke theksuar se është një artist që se ka shokun.

‘Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruan Rama.