TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet nga policia autori i vrasjes së një 61 vjeçari në Tiranë. Policia njofton se ka vënë në pranga një 37-vjeçar, në akuzë për vrāsjen e një 61 vjeçari.
37-vjeçari e ka pranuar se ishte ai që ka vrarë me sende të forta dhe ka lënë të vdekur në oborrin e banesës 61-vjecarin.
“Ai është shprehur se për disa konflikte të mëparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L”- njofton policia.
NJOFTIMI
37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi D.L., 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.
37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.