TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i babë e bir një ditë më parë në fshatin Mgull të Dukagjinit. Sipas burimeve për Report Tv drejt fuoristradës me të cilën udhëtonin dy viktimat (Lekë e Prel Gjoni) dhe Lazer Bashi që mbeti i plagosur u qëllua me 50 plumba kallashi.
Babë e bir po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës, kur u zunë në pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth dy kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin.
Pas breshërisë së plumbave, Lekë e Prel Gjoni ndërruan jetë në vend, ndërkohë personi i tretë, që ndodhej në sediljen e pasme mbijetoi. Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ai u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia dyshon se në atentat kanë marrë pjesë më shumë se një person. Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një fuoristradë. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur prej tyre.
Policia nuk ka përcaktuar ende motivin e krimit, megjithatë një nga pistat që po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Vetëm pak më shumë se një muaj më parë, më 11 korrik, në këtë zonë, në fshatin Kir, u vra 40-vjeçari Aleksandër Koçeku. Ai u qëllua me breshëri plumbash ndërsa lëvizte nga Kiri drejt Prekalit. Viktima ishte në gjak pasi vëllai i tij, Artan Koçeku, është në burg për vrasjen e Angjelin Shkambit në dhjetor 2017.