TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, e zhvilluar sot në Pogradec. Takimi nisi rreth orës 11:30 dhe në fokus të diskutimeve të para ishte dokumenti strategjik “Besa”.
Të pranishmit kanë paraqitur sugjerimet e tyre konkrete lidhur me përmbajtjen e dokumentit dhe mënyrën e zbatimit të tij në terren. Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama është ndalur veçanërisht te roli dhe përgjegjësitë që duhet të ketë secili prej drejtuesve në nivel rajonal, duke përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve lokale.
Mbledhja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik dhe organizimit të strukturave në terren.