AKTUALITET, 23 August 2026, 21:31

Mbyllen fjalimet, protestuesit marshojnë në Tiranë, thirrje kundër qeverisë: Dorëheqje!

Protesta e 85-të kundër qeverisë është zhvendosur edhe në rrugët e Tiranës, ku qytetarët kanë vijuar marshimin duke përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur në mënyrë të njëzëshme slogane si “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”, duke kërkuar largimin e qeverisë.

Protestuesit janë nisur nga zona e sheshit “Skënderbej” dhe kanë vijuar marshimin nëpër akset kryesore të kryeqytetit, duke e shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër mazhorancës.

Kjo protestë vjen në vijim të rezistencës qytetare që prej 85 ditësh, me pjesëmarrësit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike në vend.