TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kuçovës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, ku 24-vjeçari me inicialet S. R. ka njoftuar policinë se ndaj automjetit të tij, i cili ishte i parkuar, ishte qëlluar me armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.