TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij gjatë një konflikti familjar.
Ngjarja është raportuar rreth orës 13:40, në një vilë brenda një kompleksi në zonën e Palasës. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Patrullës së Zonës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa për neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi.
Gjatë ndërhyrjes në banesë, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë. Kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e 40-vjeçarit në Tiranë, ku, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë zbuluar dhe sekuestruar dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.
Sipas verifikimeve paraprake, shtetasi me inicialet E. K. dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të Policisë bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. 40-vjeçari është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.