AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 20:17

Sekuestroi pronat e Habilajve, Arta Marku transferon Hajdarmatajn në Pogradec vetëm një ditë më pas

Sekuestroi pronat e Habilajve, Arta Marku transferon Hajdarmatajn në

Prokurori Besim Hajdarmataj ka firmosur sekuestrimin e pronave të Habilajve dhe anëtarëve të grupit të tyre.

Vetëm një ditë më pas, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, vendosi të transferojë në Pogradec Hajdarmatajn, i cili po heton edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vetëm pak ditë më parë Mali i Zi provoi me fakte se Saimir Tahiri kishte udhëtuar me jaht drejt Italisë bashkë me persona të tjerë, duke e plotësuar me prova të reja dosjen kundër ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge bashkë me kushërinjtë e tij, Habilaj.