TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
43 vjeçari me banim në Kamëz, Bilbil Hasani vari veten mëngjesin e djeshëm në qelinë e tij në burgun nr.313 në Tiranë. Hasani ishte kapur për vjedhjen e 1 200 lekëve verën e vitit të shkuar, ndërsa në kushte të rënda psikologjike i ka dhënë fund jetës me një çarçaf në qeli.
Gazetarja e Abc News Glidona Daci ndodhet tani në shtëpinë e të ndjerit për të përcjellë reagimet e të afërmve, ndërsa vetëvrasja e tij ka shkaktuar edhe reagimin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka nisur një inspektim për shkaqet që çuan 43 vjeçarin në vendimin ekstrem.
“U njoha nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjeçarit B.H., në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural”, deklaroi kreu i ILD, Artur Metani gjatë ditës së djeshme.