AKTUALITET, 22 Shkurt 2020, 10:03

Me shpejtësi deri në 166 km/h/ Policia heq 15 patenta, procedohen 14 shoferë

Me shpejtësi deri në 166 km/h/ Policia heq 15 patenta, procedohen 14


Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet gjatë natës në autostradës Tiranë Durrës.

Mësohet u janë hequr patentat 15 shoferëve, pasi lëviznin me shpejtësi të lartë si dhe 14 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative.

Njoftimi i Policisë:

Siguria Rrugore, kontribut i të gjithëve. Si çdo fundjavë , vijon kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager i shtrire ne te gjitha rrugët urbane dhe interurbane te kryeqytetit.

Gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë -Durrës -Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 21 shkurt dhe deri në orën 01.15 të ditës së sotme, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi deri në 166 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta për të dalë në OASH, si dhe 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë Kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit , me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion.

Mos e trajtoni rrugën si pistë ndërsa mjetin si , duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut , për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju. Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.